
Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në miqësoren mes Kortrijk e kampionëve të Francës, Lille, i përfunduar në barazim 1-1.
Protagonistë janë bërë dy lojtarët e francezëve, Xeka e Tiago Djalo.
Në fundin e pjesës së parë, gjyqtari drejtoi ekipet drejt dhomave të zhveshjeve, por Xeka e Djalo kishin diçka për të sqaruar mes tyre.
Ato momente nuk munguan as ngritja e zërit por as përplasja fizike mes tyre. Shokët e skuadrës shkuan për t'i ndarë, ndërsa kryesori vendosi t'i ndëshkojë të dy me karton të kuq.
Një situatë që duket se është sqaruar më pas, por që nuk i shkon për shkak një ekipi kampion të Ligue 1 si Lille, e cila nga ana e saj duhet të ndëshkojë gjestin dhe lojtarët.
Poll