
Historia mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit do të përfundojë në gjykatë. Mbrojtësi, i cili u transferua te Union Berlin në orët e fundit të afatit kalimtar, pasi u vendos në krah të skuadrës së Juventusit, ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj klubit torinez, në vijim të veprimeve ligjore të parashikuara në marrëveshjen kolektive.
“Dëmtim profesional dhe prishje imazhi” është arsyeja e kërkesës për dëmshpërblim financiar. Këtë e ka konfirmuar firma ligjore e Romës nga avokatët Antonio Conte dhe Gabriele Zuccheretti, të cilët kanë përfaqësuar ish-mbrojtësin dhe kapitenin e Juventusit që nga gushti. Pas shumë triumfeve të përbashkëta, rrugët e Bonuccit dhe Juventusit do të kryqëzohen sërish, por kësaj rradhe jo aq e bukur sa kujtimet e tyre.
Bonucci kundërshton mungesën e kushteve të stërvitjes dhe përgatitjes të vëna në dispozicion nga Juventusi gjatë parasezonit, pasi ata vendosën të ndaheshin nga lojtari që nuk ishte më në gjendje të stërvitej me pjesën tjetër të grupit ose të frekuentonte të njëjtat hapësira. Një situatë e cila, siç pretendojnë avokatët e Bonuccit , i ka shkaktuar dëmtim profesional dhe prishje imazhi.