
Zlatan Ibrahimovic është në dyshim për ndeshjen ndaj Veronës. Sulmuesi është rikthyer në stërvitje dhe gjëndja është e mirë, por trajneri i Milanit, Pioli, nuk është i bindur 100 përqind. Tekniku nuk dëshiron të rrezikojë, ndaj nuk dihet nëse suedezi do luajë apo jo në fundjavë, në kampionat.
Ibra vjen pas një dëmtimi, i cili e la jashtë fushe edhe me Kombëtaren. Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli do kërkojnë fitoren me Veronën, për të vazhduar kështu të jetë mes më të mirëve në Serie A. Synimi është titulli kampion.
Poll