Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Piloti legjendë i Formula 1 drejt largimit, Abu Dhabi "xhiroja e fundit për të

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-kampioni i Botës në Formula 1, Xhenson Batën ka deklaruar se pas garës së Abi Dhabit do të tërhiqet përfundimisht. Britaniku ka thënë se nuk ka pengje në lidhje me karrierën e tij pavarësisht se mund të kishte fituar më shumë.  Batën do të marrë pushimet, por ka një kontratë me McLaren në 2018 dhe mund të futet në kabinë për të garuar përsëri nëse e shikon të nevojshme.

36-vjeçari konfirmon se mund ta mbylle karrierën të dielën por pa asnjë peng. “Kam bërë gjithçka që kam ëndërruar në këtë sport. Ndoshta mund të kisha fituar më shumë kampionate por e fitova një dhe jo çdo pilot mund ta bëjë këtë. Këtë fundjave do të garoj me idenë që është gara ime e fundit. Për momentin kjo është gjëja e duhur për mua. Përveç kësaj nuk dua të garoj më për F1.

Kurse ideja e kontratës me McLaren në 2018 është e tipit që pasi të kenë kaluar disa kohë, ndoshta mund ta rimendoj që kam nevojë akoma për F1. Pra nëse do të jetë e nevojshme mund të rikthehem por për momentin dua të argëtohem. Kam shumë kujtime te cilat nuk i ndaj dot. Garimet me pilotë të ndryshëm e pista të ndryshme janë disa prej tyre.

Të garoje pas bishtit të Ferrarit të Majkëll Shumakerit është një tjetër kujtim. Kam arritur gjithçka çfarë kam dashur“, ka përfunduar Xhenson Batën.

 

batwn1

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga