Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

 PIKANTE/ Mendohet se ka vdekur, futbollisti i KOMBËTARES zbulon "dashurinë" e Emiliano SALAS për SHQIPËRINË

Shkruar nga NEWSPORT
 PIKANTE/ Mendohet se ka vdekur, futbollisti i KOMBËTARES zbulon

Ish-lojtari i Nantes dhe njëkohësisht pjesëtari i Kombëtares sonë Ermir Lenjani zbuloi marrëdhënien e tij me futbollistin e zhdukur Emiliano Sala gjatë kohës kur 29-vjeccari ishte pjesë e klubit francez në sezonin 2015/2016.

Në një interviste për median e Kosovës "Gazeta Express", Lenjani tregoi se si e thërriste argjentinasi atë dhe ish-kapitenin e Shqipërisë Lorik Canën.

"Emiliano ka qenë luftëtar i madh. Ai ka qenë një person shumë i ëmbël në çdo bisedë me mua dhe shokët tjerë të ekipit. Në dy vitet e fundit pati sukses në Nantes dhe arriti të transferohet në Cardiff, duke e realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League.

Kur kemi shkuar unë dhe pastaj Lorik Cana në Nantes nuk kemi pasur nevojë t'i tregojmë se prej nga jemi dhe që luajmë për Kombëtaren e Shqipërisë. Në seancat stërvitore thoshte 'Albaniaaa, Vamos"'. Ishte punëtor i madh në stërvitje dhe në ndeshje. Ishte person shumë pozitiv. Dilnim me të, rrinim me të dhe me shokë tjerë të ekipit", rrëfen Lenjani.

Lajmet e fundit tregojnë se po bëhet identifikimi i një trupi të gjetur në avionin e rrëzuar në ujërat e kanalit Britani e Madhe-Francë. Frika e madhe është se ai mund të ketë vdekur, por deri në një lajm zyrtar, bota lutet për shpëtimin e tij.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga