Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Piers Morgan i hap sfidë Guardiolës: Tripletat nuk janë asgjë, rekordi i Arsenal mbetet i pandryshuar

Shkruar nga NEWSPORT
Piers Morgan i hap sfidë Guardiolës: Tripletat nuk janë

Manchester City arriti të fitonte Champions League për herë të parë në histori, teksa mposhti në finale Interit. Në fakt ky është trofeu i tretë për këtë sezon për “Qytetarët” , ku Pep Guardiola fitoi kështu tripletën me të tijtë.

Por pavarësisht kësaj, gazetari i njohur britanik, Piers Morgan i ka hapur sfidë trajneri katalanas, teksa i ka theksuar se tripletat janë të zakonshme tashmë, por rekodri i Arsenalit mbetet ende i pandryshuar.

Morgan njihet si një mbeshtetës i “flaktë” i skuadrës së Arsenal, që u parakalua nga Manchester City në garën për titull.

“Vetëm një ekip britanik i futbollit ka arritur ndonjëherë pavdekësinë e vërtetë, Arsenali i pamposhtur në 2003-2004. “Tripletat” janë një dukuri kaq e zakonshme që të dyja skuadrat nga Mançesteri e kanë arritur atë. Kthehuni tek unë nëse Manchester City do të mbetet i pamposhtur në Premier League”, – është shprehur gazetari ditën e sotme, duke “sfiduar” teknikun Pep Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga