
Erando Karabeci pësoi një dëmtim të frikshëm, teksa u aksidentua në kabinën e dushit, ku si pasojë mori 20 të qepura në kofshën e tij. Sot, kapiteni bardheblu është surprizuar nga shokët e tij të skuadrës, të cilët e kanë vizituar në shtëpi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu bën me dije që të pranishëm në shtëpinë e Karabecit kanë qenë: Ilion Lika, Dorian Kerciku, Gentjan Muca, Asjon Daja, Afrim Taku, Gilman Lika, Olsi Teqja, Merveil dhe Moise. Ata i kanë uruar urim të shpejtë mesfushorit duke shpresuar që të rikthehet sa më parë në fushën e blertë.
[gallery columns="1" size="full" ids="75027"]
Poll