
Pas humbjes 5-1 që Atalanta pësoi në transfertën ndaj Manchester Cityt me rezultatin 5-1, trajneri I Atalantas së Gjimshitit është shprehur për mediat se City është një skuadër e shkëlqyeshme, por gjithsesi ata do të kthehen me disa ide të mira në shtëpi nga ky takim.
"Padyshim që rezultati është i rëndë, keqardhja është se kur kaluam në avantazh ne shpresuam ta mbanim lojën më të hapur. Është e qartë se City është një ekip i shkëlqyeshëm. Mund të kishim bërë diçka më shumë duke udhëhequr ekipin lojëra me këtë frymë. Ne patëm një problem me Gomez i cili duhej të dilte. Ne administruam keq në pjesën e dytë dhe me hapësirat e që u lamë, ata janë vdekjeprurës. Ne sjellim në shtëpi disa gjëra të mira që do të jenë të dobishme ".