
Arian Sheta u përplas kokë për kokë me Malindin në ndeshjen ndërmjet Korabit dhe Laçit. Kjo përplasje i shkaktoi lojtarit të Korabit çarje të vetullës. Në atë moment qendërmbrojtësi mori ndihmën e parë dhe vazhdoi të luante duke sakrifikuar për ekipin e tij. Gjithashtu edhe Mziu u ça në kokë, por pa shumë probleme. Burime për newsport.al bëjnë me dije që pas ndeshjes ai u çua në spital ku mori mjekim më të detajuar, duke marrë pesë të qepura në vetull.
Arian Sheta është kapiteni i ekipit të Korabit. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Laçit, ndërsa tashmë është pjesë e bardhezinjve të dibranëve duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Poll