
Barcelona u përball më Realin në “Camp Nou” mbrëmjen e djeshme, me sfidën që përfundoi 2-1 në favorin e djemve të Xavi Hernandez. Tashmë katalanasit shkojnë +12 mbi madrilenët në tabelën e renditjes dhe fitorja e mbrëmshme është një triumph i rëndësishëm për titullin.
Pas kësaj fitoreje trajneri Xavi u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes, ndërsa gjithashtu theksoi se kjo skuadër po ë bën gjithnjë e më shumë krenar.
“Nuk ndihemi kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Loja ka qenë perfekte. Ne e merituam. Barça ka qenë superiore dhe lojtarët e meritonin. Rezultati është i drejtë, jam i lumtur. lumtur. Të gjithë vrapojnë, punojnë… Është diçka për të qenë krenarë. Ne kemi shënuar shumë pikë dhe kjo do të thotë se ekipi po punon mirë. Ne jemi shumë solidë në mbrojtje”, përfundoi ai.