Shqipëria u godit mëngjesin e 26 nëntorit nga një tërmet I fuqishëm. Zonat më të prekura ishihn Durrësi dhe Thumane ku kishte edhe viktima në njerëz, por edhe qindra të plagosur e dëmtime banesash. Futbollistët e Teutës që jetojnë në Durrës kanë parë tmerr me sy atë mëngjes dhe disa prej banesave të tyre janë bërë të pabanueshme. Në një intervistë të gjatë për “RTSH Sport”, kanë folur disa prej lojtarëve të Teutës, si Çyrbja e Xhemalaj, por edhe trajneri Bledi Shkëbi dhe shefi I klubit Enid Furxhiu.
Arëbr Çyrbja: “Është prishur komplet shtëpia. Pamë tmerrin me sy në ato momente dhe ishte një përjetim shumë I keq e shumë I frikshëm. Shyqyr zoti shpëtuam pa dëmtime njerëzish, por vetëm dëmtime material. Shyqyr zotit që ishte me kaq se me ato që kemi dëgjuar dhe kemi parë je mirë. Kisha shumë pak kohë që e kisha blerë shtëpinë pasi jetoja me prindërit, por ndodhi ca ndodhi ça ti bëjmë tani. Këtu në stërvitje heqim stresim dhe kur hyjmë në fushë harrojmë çdo gjë pastaj më mbrapa kismet”.
Orian Xhemalaj: “Një ndjesi shumë e keqe. Unë që e provova jam në katë të 6-të bashkë me nusen dhe kemi përjetuar tmerr. Janë çarë të gjitha muret dhe shtëpia është bërë e pabanueshme komplet. Shyqyr që filluam stërvitjen për të heq atë stresin e këtyre ditëve.
Bledi Shkëmbi: “Është e vështirë për të gjithë shqiptarët, por edhe për ne këtu që jetojmë me këtë qytet. Shumë lojtarë jetojnë këtu dhe unë mendoj që sporti në këto momente të vështira të ndryshon humorin e të gjithë njerëzve. Gjendja psikologjike normal që nuk është më e mira ose me saktë te disa lojtarë është e renduar te ata lojtarë që u janë prekur banesat. Unë kam një karrier shumtë paktë si trajner, por mendoj se ky është momenti më I vështirë për mua që të flasësh me futbollistët për futboll. Ka pasur 3-4 lojtarë që janë prekur direkt. Për fat të mirë kemi një javë kohë të përgatitemi për ndeshjen ndaj Skënderbeut. Duhet të përgatitemi në mënyrë që jetë duhet të vazhdojë normalisht dhe duhet të përgatitemi normalisht. Është shumë e vështirë por ne duhet ta kthejmë në motiv që këtij qyteti që ka kaluar një gjë të tillë t’ I japim sado pak kënaqsi dhe mendoj se kjo do të jetë motivi jonë në sfidën e radhës. Ekipi është I plotë dhe ato problemet e vogla t’I rikuperojmë. Mendoj se tani nuk është momenti të bëjmë thirrje për tifozët, por ne këtë ndeshje duhet ta kthejmë në motivim dhe çdo biletë do shkojë për banorët prekur”.
Enid Furxhi, shefi I klubit: Pas kësaj situate që kaluam në Durrës, ndoshta disa lojtarë nuk janë në gjendje të mirë psikologjike. Mendoj se me fillimin e stërvitjes të heqim mendjen nga ajo që kaluam. Një pjesë e mirë e lojtarëve tanë që jetojnë në Durrës nuk kanë pasur të theksuara. Dy-tre lojtarë që jetojnë këtu dhe një pjesë e mirë e sportistëve të huaj që jetojnë këtu kanë pasur probleme nëpër banesat e tyre dhe që realisht janë të pabanueshme. Kemi menduar t’I sistemojmë në një ambient që është më I sigurt që ne kemi gjetur këto ditë. Nga lojtarët e huaj më shumë probleme kanë pasur Koru, Nikac dhe Khalid e kemi menduar t’I strehojmë në një hotel. Ne si klub kemi menduar që të gjitha të ardhurat nga kjo ndeshje të shkojnë në ndihmë të atyre personave që janë prekur nga tërmeti”.