
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo në një prononcim të dhënë për "Radio CRC" ka folur në lidhje me ndeshjen e mbrëmshme ku Atletico Madrid mposhti pastër 2-0 Juventusin, takim ky i vlefshëm për raundin 1/16 në Champions League.
Ndër të tjera, Cerezo ka komentuar edhe veprimin e Cristiano Ronaldos, i cili pas ndeshjes u tha gazetarëve se ai ka fituar 5 Champions dhe Atletico asnjë. E menjëhershme përgjigja e "bosit" të skuadrës spanjolle.
"Për mua Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions, ai ka fituar vetëm 3. Dy të tjerat ndaj Atleticos nuk janë fituar nga ai", është shprehur presidenti.
Poll