Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përgjaket Roma, tifozët e Celtic goditen me thikë nga dy njerëz të maskuar (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Përgjaket Roma, tifozët e Celtic goditen me thikë nga dy

Dy tifozë të Celtic janë dërguar në spital, pasi u qëlluan me thikë nga njerëz të maskuar para një bari në Romë.

Burrat kishin udhëtuar nga Skocia në Romë për të ndjekur sfidën e Europa League midis Lazios dhe Celtic.  Teksa ishin duke pirë në lokalin e quajtur "Flann O'Brien", dy tifozët janë sulmuar nga njerëz të maskuar, duke i plagosur me thikë në këmbë.

Një nga burrat rreth moshës 52 vjeç, mësohet se është ende në spital nga plagët e marra, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Tensionit në këtë sfidë ishin tepër të larta, pas paralajmërimeve se tifozët e Lazio do të hakmerreshin pas flamurit të Benito Mussolinit, të shpalosur nga tifozët e Celtic, në ndeshjen e kaluar në Glasgow.

Ndërkohë sherret kanë qenë të pranishme dhe në vende të tjera të kryeqytetit.

Pamje nga një sherr i ndodhur në qendër të Romës midist tifozëve:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga