Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përfundon mes drithërimave "El Clasico", Barcelona dhe Real Madrid ndahen në "paqe"

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon mes drithërimave "El Clasico", Barcelona dhe Real

Ka përfunduar supersfida midis Barcelonës dhe Real Madrid, me rezultatin 0-0. Sfida është zhvilluar me një ritëm të lartë loje, me aksione sa nga njëra skuadër tek tjetra të cilat për më shumë se 90 minuta kërkuan fitoren.

Real Madrid e ka dominuar Barcelonën në "Camp Nou" ditën e sotme duke e rrezikuar më shumë portën e katalanasve. Momentet e fundit kanë qenë tepër emocionuese, teksa skuadrat kanë patur nga një rast të rrezikshëm secila. Në fillim Barcelona me Suarez dhe Messi, ndërsa madrilenët mund të kishin shënuar nëse Carvajal do të ishte kuptuar më mirë me Benzema.
Me barazimin e sotëm 0-0, të dy klubet ndajnë vendin e parë në La Liga me nga 36 pikë secila. Ndeshja e ardhshme për Barcelonën do të jetë ndaj Alaves, ndërsa për madrilenët kundër Atletik Bilbao.

Formacionet:

Barcelona:  Ter Stegen, Semedo, Pique, Sergio, Jordi Alba, Rakitic, De Jong, Lenglet, Griezzman, Messi, Suarez

Real Madrid: Courtouis, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Mendy, Valverde, Kroos, Casemiro, Isco, Bale, Benzema

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga