Performancat me Vorsklan e rikthyen në Kombëtare, Taulant SEFERI në garë për çmimin prestigjoz në Ukrainë
Shkruar nga NEWSPORT
Taulant Seferi është kthyer në lojtarin më të mirë te Vorskla Poltava në ukrainë. Pas transferimit nga Tirana, sulmuesi hasi vështirësi në ambientim por tani ka gjetur formën e tij më të mirë teksa po shënon javë pas jave. Në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar 10 gola, plot 4 në dy ndeshjet e fundit, duke u kthyer në lojtarin kryesor të ukrainasve.
Me golat e shënuar vjen edhe dashuria e tifozëve për të cilët është kthyer në një idhull. Klubi ukrainas me një postim në rrjete sociale u kërkon tifozëve të zgjedhin mes 3 kandidaturave për të shpallur Lojtarin e Muajit në ekip dhe Seferi me 4 golat e tij në muajin mars, sigurisht është një prej tyre.