
Kylian Mbappe dha maksimumin e tij në Kupën e Botës me Francën. Sulmuesi shënoi plot 8 gola duke marrë edhe çmimin e Golashënuesit më të Mirë të kopeticionit. Në finale ai shënoi një tregolësh që përsëri nuk mjaftoi për të ngritur trofeun.
Performancat e tij kanë rizgjuar interesin e Real Madrid, të cilët ftohën të gjitha lidhjet kur Mbappe vendosi të rinovonte me PSG. Florentino Perez si duket i ka kalur “inati” dhe dëshiron që të vendosë Mbappen në qendër të projektit të tij për të ardhmen.
Siç raporton FootMercato, Los Blancos do të nisin tratativat në verë kur kontrata e Mbappe të jetë një vit nga përfundimi i kontratës së tij. Problemi më i madh është presidenti Al Khelaifi, i cili është në një “luftë” me madrilenët dhe ka deklaruar se Mbappen nuk e shet as për 500 milionë euro.