
Leonardo Bonucci do të jetë pjesë e Juventus. Bardhezinjtë e Torinos janë të vendosur për ta mbajtur qendërmbrojtësin në skuadrën e tyre, dhe asnjë ofertë në drejtim të tij nuk do të merret parasysh nga drejtuesit e saj. Gianluca di Marzio shkruan se, Juventus nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për Bonuccin, pasi e sheh si të pazëvendësueshëm për skuadrën e Allegrit.
Italiani Bonucci është ndër më të kërkuarit në Europë, ku e kërkojnë ekipe të mëdha si Chelsea, Barcelona dhe Manchester City. Qendërmbrojtësi bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe në europian, ashtu si në kampionat sezonin e shkuar.
Poll