Erzeni do të luajë nesër kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Klubi shijakas ka bërë një njoftim ku tregon se për tifozët do të ketë bileta falas si dhe janë vënë në dispozicion autobusë për ta. Në lajmërimin e bërë në kanalin zyrtar thuhej:
“Njoftim:
Për tifozët tonë të dashur në këtë ndeshje të rëndësishme, drejtuesit kanë mundësuar bileta dhe transport pa pagesë.
Nisja bëhet në orën 17:00 tek ura.
Le të jemi sa më të shumtë për të mbështetur djemtë tanë.
Të gjithë në stadium”.
Kjo përballje është shumë e rëndësishme për të dy ekipet, për vetë objektivat që kanë. Partizani synon titullin kampion, ndërsa shijakasit mbijetesën në elitë.
[caption id="attachment_690310" align="alignnone" width="743"] Njoftimi i klubit shijakas[/caption]