Luiza Gega padyshim është një nga sportistet më të mira të viteve të fundit në vendin tonë dhe ndoshta një nga më të mirat e historisë. Në aktivitetin e radhës ndërkombëtar ajo do marrë pjesë në Birmingham të Anglisë.
Por një atleteje kampione si Luiza Gega duket se nuk i plotësohen as kushte më minimale, duke filluar nga uniforma të cilën e ka blerë dhe e ka dizenjuar po vetë duke vendosur edhe flamurin shqiptar në të, gjë të cilën atletja shqiptare e denoncoi pak ditë më parë.
Së fundmi, Gega ka reaguar serish, këtë herë duke treguar kushtet skandaloze ku kampionia stërvitet çdo ditë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo ka reaguar sërish, duke u shprehur: "Unë mund të kem mundësi të blej uniforma, por nuk ka mundësi të blej një pistë tartani ku të stërvitem".
Nëpërmjet fotos së postuar, shihen kushtet e vështira në të cilat stërvitet Luiza Gega e cila së fundmi ka udhëtuar drejt Anglisë për t'i sjellë titullin e radhës Shqipërisë, drejtuesit e së cilës nuk mendojnë aspak, por presin thjesht të marrin meritat e radhës.
[gallery columns="1" size="full" ids="210501"]