
Klubi madrilen dhe portugezi Pepe janë drejt rinovimit të kontratës, por shifrat e shkruara në letër nuk duket se kanë bindur mbrojtësin që këtë vit fitoi dhe trofeun e Europianit. Te Reali i kanë ofruar kontratë 1 vjeçare, por me një vit tjetër si opsion rinovimi, ndërsa lojtari kërkon dy vite të plota. Pikërisht ky është problemi i momentit, i cili raportohet nga "Marca".
Sipas mediave spanjolle e atyre angleze, Jose Mourinho ka shprehur interesim me mbrojtësin e ‘Los Blancos’, dhe për këtë drejtuesit e klubi madrilen duhet të përshpejtojnë dhe t’ia plotësojnë kërkesat lojtarit, i cili dëshiron kontratë 2 vjeçare.