Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Një sezon me ulje – ngritje, te Reali gati të “thyejnë rregullat” për të mbajtur Vinicius

Shkruar nga NEWSPORT
Një sezon me ulje – ngritje, te Reali gati të
Vinicius Jr

Vinicius Junior këtë sezon ka patur ulje – ngritje, por pavarësisht kësaj në Spanjë po punojnë për rinovimin. Sipas “Sport” bëhet me dije se Vinicius vazhdon të mbetet një element kyç për madrilenet.

Drejtuesit për të mbajtur në ekip sulmuesin janë të gatshëm të “thyejnë” çdo rregull. Siç dihet 24-vjeçari për të rinovuar ka kërkuar minimalisht 30 milionë euro në sezon, ndërsa madrilenët zakonisht kanë mbajtur pagaet nën 15 milionë euro në vit.

Por gjithsesi ky “rregull” do të thyhet. Reali nuk do të japë 30 milionë euro në vit për brazilianin, por 20 milionë euro dhe thuhet se palët po bisedojnë mes tyre për të arritur një marrëveshje. Nëse arrihet një marrëveshje mes tyre, Vinicius do të barazojë Mbappen si lojtarin më të paguar në klub.

Kontrata mund të nënshkruhet për 5 sezone, deri në vitin 2030, duke e zgjatur me 3 vite, pasi aktualja përfundon në vitin 2027.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga