
Luka Modric luajti sot ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madridit. Epoka e kroatit merr fund pas 590 paraqitjeve, me 43 gola, 95 asiste dhe një “Top të Artë” të fituar midis gjashtë Champions-ve dhe shumë trofeve të tjera.
Një legjendë e vërtetë, së cilës i gjithë stadiumi dhe lojtarët në fushë, përfshirë ata të Real Sociedadit, i bënë “homazhe” të merituara. Modric u largua nga fusha në minutën e 87-të dhe të gjithë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur.
Pastaj surpriza, në stol, duke e pritur për një përqafim të gjatë dhe prekës, përveç gruas dhe fëmijëve të tij, ishte edhe shoqëruesi i tij në një mijë “beteja” dhe triumfe, Toni Kroos , i cili u tërhoq një vit më parë. Gjermani donte të ishte i pranishëm në ndeshjen e lamtumirës së ish-lojtarit të Tottenhamit, Carlo Ancelotti, dhe Lucas Vazquez.