
Carlo Ancelotti & Ernesto Valverde
Në prag të sfidës së nesërme ndaj Barcelonës në kampionat, Athletic Bilbao ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Trajneri i klubit Ernesto Valverde ka rinvouar kontratën me ekipin.
Tekniku 61-vjeçar do të drejtojë edhe sezonin e ardhshëm skuadrën baske, ku do të futet në drejtimin e tyre për të 10-in vit. Aktualisht Athletic Bilbao gjendet në vendine katërt të renditjes së LaLiga.
Një javë përpara fundit, skuadra baske ka konfirmuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Athletic Bilbao do të rikthehet në kompeticionin më madhor për klube pas 11 vitesh.
View this post on Instagram