Paul Pogba u ribashkua me Manchester United në verën e 2016, me “Djajtë” nga ishulli që shpenzuan plot 105 milion euro për shërbimet e francezit. I dalë nga akademia e United, Pogba nuk u vlerësua nga klubi, duke kaluar te Juventus me parametra zero. Në këto tre sezone me ekipin e kuq nga Manchesteri, mesfushori është rritur në lojën e tij duke qenë një pikë fikse e formacionit.
Pogba ka zhvilluar 100 paraqitje me fanellën e United, duke shënuar 31 gola; shumë e konsiderueshme për një mesfushor shkatërrues. Paul ka marrë pjesë direkte në 49 gola të ekipit të tij, duke dhënë edhe 18 assist për kolegët në sulm. Francezi ka shënuar 21 gola nga brenda zone, 7 nga pika e bardhë dhe 3 me goditje nga distanca të largëta. Dëmtimi që po e mban jashtë prej një kohë të gjatë, ka ndikuar direkt në rezultatet e United, që mban vendin e shtatë me 16 pikë.