Mesfushori i Bayer Leverkusen, Hakan Çalhanoglu është dënuar me pezullim dhe gjobë nga FIFA. Shkelja e një kontrate në vitin 2011 me ekipin turk të Trabzonsporit i ka sjellë penalizim mesfushorit duke i dhënë kështu dhe një goditje të rënde skuadrës së Leverkusenit.
CAS ka vendosur pezullimin për kater muaj të 22 vjeçarit në të gjitha aktivitetet sportive si edhe 100 mijë euro për t"i paguar ekipit të Trabzonsporit pas prishjes së një kontrate duke kaluar kështu te Byer Leverkusen.
Çalhanoglu do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit në Bundesligë dhe gjithashtu nuk ka të drejtë të aktivizohet për Kombëtaren e Turqisë.
[caption id="attachment_79452" align="alignleft" width="993"] Hakan Çalhanoglu[/caption]