Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pas mediave turke edhe "Daily Maili'' konfirmon lajmin, gjigandët anglez pas Vedat Muriqit

Shkruar nga NEWSPORT

Paraqitjet pozitive të Vedat Murqit me përfaqësuesen kosovare dhe Fenerbaçen nuk ka kanë kaluar pa u vënë re edhe nga disa skuadra të mëdha europiane. Ditën e djeshme mediat turke raportuan lajmin se Tottenham, Lacio, Fiorentina apo edhe Napoli ka ndjekur me kujdes paraqitjet e tij. Sulmuesi këtë merkato bëri hapin e madh duke u transferuar te Fenerbaçe dhe aty po tregon formën e mirë duke shënuar gola dhe duke qenë një nga lojtarët më të mirë për ekipin e tij.

Tashmë edhe prestigjozja "Daily Mail", konfirmon lajmin se Tottenham kishte dërgua disa skaut për të ndjekur nga afër paraqitjen e Muriqit në ndeshjen ndaj Çekisë dhe sulmuesi nuk zhgënjeu duke shënuar gol. Ditën e sotme Kosova do të luajë në Angli dhe në stadium pritet të ketë sërish skaut të skuadrës angleze. Tottenham ka në dispozicion vetëm Kane si sulmues dhe në merkaton e janarit do të hidhet në sulm për të kërkuar një sulmues të ri.

Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga