Trajneri i Norvegjisë, Lans Lagerback ,ka dhënë një deklaratë të papritur për Panuçin pas fitores së djeshme të Norvegjisë, 1-0, ndaj Shqipërisë.
Lagerback tha për mediat norvegjeze sot, se trajneri Panuçi rrinte në kmëbë gjatë ndeshjes, por më kot, pasi ekipi i tij nuk po luante.
"Se di pse Panuçi rrinte në këmbë. Duhej të qetësohej, pasi ekipi i tij nuk po luante mirë. Shumë trajnerë rrijnë si ai dhe unë nuk e kuptoj arsyen. Trajnerët e bëjnë 90% të punës para ndeshjes, duke organizuar ekipin, gjatë ndeshjes kanë pak për të bërë", ka deklaruar Lagerback.
Kujtojmë që për 90 minuta të ndeshjes Shqipëri - Norvegji, trajneri Panuçi ndëjti në këmbë, edhe pse në Elbasan binte shi./Newsport.al

Poll
