
Partizani dhe Laçi do të përballen sot në orën 19:00 në Kompleksin Partizani për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Të kuqve nuk u falen hapat fals dhe duhet të rikthehen menjëherë te fitorja nëse duan të bëjnë presion te Tirana kryesuese.
Laçi nga ana tjetër do të luajë për fitore në kryeqytet teksa me tre pikë të mundshme do të katapultoheshin nga vendi i gjashtë, në të tretin. Megjithatë duhet pritur edhe rezultati i ndeshjeve të Vllaznisë dhe Erzenit nesër. Trajnerët Colella dhe Mezani kanë përzgjedhur formacionet titullare.
Formacionet Zyrtare:
Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Hadroj, Sota, Menich, Atanaskoski; Hoti, Matondo, Murataj; Da Silva; Cara, Mensah. Trajner: Giovanni Colella
Laçi (4-3-3): Selmani; Duka, Roganovic, Velkoski, Ziko; Manellari, Ujka, Spahiu; Bajramaj, Shkurtaj, Mazrekaj. Trajner: Gentian Mezani