
Partizani i volejbollit për meshkuj ka fituar Kupën e Shqipërisë. Djemtë e drejtuar nga Ylli Tomori ia dolën përballë Tiranës. Në Derbin mjaft të luftuar, të kuqtë triumfuan 3-0 me sete.
Atmosfera në “Feti Borova” ishte e kënaqshme ku kishte tifozë nga të dyja skuadrat, që i dhanë jetë finales. Të dyja skuadrat janë po ashtu rivale kryesore për titullin kampion dhe premtojnë spektakël në fazën e fundit të kampionatit.
Postimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit:
Partizani fitues i Kupës së Shqipërisë. Sapo ka përfunduar Superfinalja e meshkujve e vlefshme për Kupën e Shqipërisë midis Tiranës dhe Partizanit. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri kanë arritur të ngrenë lart trofeun pasi mundën me rezultatin e pastër 3 me 0 bardheblutë e Tiranës. Trofeu i ekipit fitues u dorëzua në fund të ceremonisë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi.
Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues së Kupës së Shqipërisë.