Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani fshin mbrojtësin nga lista e skuadrës, nuk provoi as debutimin me të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT

Esin Hakaj nuk do të jetë pjesë e Partizanit në fazën përgatitore që skuadra do të zhvillojë në Antalia.

Trajneri Starova ka preferuar ta lërë në shtëpi talentin shkodran që u afrua në verën e këtij viti te të kuqtë.

Hakaj në fakt nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Partizanin. Një dëmtim i gjatë e mbajti atë larg fushave për disa javë dhe në momentin që u rikuperua nuk u preferua nga trajneri Starova.

Afrimi i mundshëm i Ardit Peposhit dhe prezenca e Renaldo Kalarit si titullar edhe gjatë këtij sezoni i kanë mbyllur hapësirat për Esin Hakajn, i cili shkëlqeu një vit më parë me Vllazninë.

Nuk dihet ende nëse 20-vjeçari do të qëndrojë te Partizani për pjesën e mbetur të sezonit apo do të huazohet te ndonjë skuadër tjetër për të fituar më shumë minuta në dispozicion.

[caption id="attachment_55782" align="alignnone" width="300"]Esin Hakaj me fanellën e Partizanit Esin Hakaj me fanellën e Partizanit[/caption]

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga