
Federata Shqiptare e Volejbollit ka zhvilluar aktivitetin e Kupës së Federatës për femra. Vajzat e Partizanit u shpallën fituese në këtë kompeticion, duke mundur në finale 1-3 me sete Tiranën.
Derbi ka folur për vajzat e kuqe, që paçka nisjes jo të mirë në setin e parë përmbysën vajzat bardheblu. Seti i parë foli për skuadrën e Tiranës, duke u mbyllur 25-23.
Në tre setet e radhës, Partizani përmbysi me rezultatet 23-25, 18-25 dhe 18-25. Në gjysmëfinale Partizani kaloi Skënderbeun 1-3, ndërsa Tirana fitoi 3-0 me Barletin.
Poll