Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARADOKSI/ Tifozët kërkojnë llogari për skuadrën, drejtuesit i bëjnë karshillëk me... bileta

Shkruar nga NEWSPORT
PARADOKSI/ Tifozët kërkojnë llogari për skuadrën,

Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për shkodranët që duhet të fitojnë për të përmbysur klimën negative që ka kapluar klubin. Edhe pse atmosfera është mjaft e zymtë, drejtuesit kanë nxjerrë në shitje biletat për këtë takim të radhës të Superiores.

Nëpër rrjetet sociale kritikat janë të shumta për ecurinë e skuadrës dhe veçanërisht për presidentin Alban Xhaferi.  Tifozët kanë kërkuar llogari për rezultatet negative. Në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar nga performanca e skuadrës, drejtuesit me sa duket e kanë vëmendjen te biletat.

A do të zgjedhin tifozët shkodranë të jenë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” apo do të bojkotojnë këtë përballje me kurbinasit. Kujtojmë që pas ndeshjes me Partizanin, situata ka precipituar edhe në dhomat e zhveshjes të kuqebluve duke pasur debate të ashpra mes lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga