
Milani po kalon një moment të vështirë në këtë fund sezoni e cila mund të sjellë që kuqezinjtë të mos kualifikohen në Champions vitin tjetër. Një humbje e rëndë për skuadrën. Mungesa e rezultateve, sigurisht, lëkund stolin e trajnerit dhe Pioli është vënë në qendër të mediave javët e fundit, sidomos pas humbjes me Spezian.
Për këtë çështje është përgjigjur vetë ish-presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, i cili tani është pjesë e bordit drejtues.
“Rezultatet me Scudetton flasin vetë. Unë jam një admirues i madh i Piolit, Maldinit dhe Massarës, sepse ata mishërojnë stilin Milan që do të thotë: ne nuk ankohemi, nuk protestojmë, sillemi si zotërinj duke ndjekur rregullat. Ne sillemi kështu dhe tifozët tanë sillen kështu. Është një botë me njerëz të tillë.
Pioli, Maldini, Malssara, Gazidis, Furlani janë zotërinj. Njerëz të mirë, të arsimuar, nuk ka atë klimë që shoh herë pas here nëpër stadiume të tjera dhe që nuk i përket stilit tonë. Pioli nuk justifikon. Ne jemi goditur nga lëndime në mënyra të papritura, si Florenzi, Kjaer, Bennacer i gjorë... kemi pasur shumë. Të mos ankohesh më duket një provë e stilit tonë”.
A do të qëndrojë Pioli? “Ai ka kontratë deri në vitin 2025 por këto janë vendime teknike që nuk i marr vetëm unë.