Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Precedenti Metalist, ja ç'rrezikojnë Skënderbeu, Tirana e Partizani!

Shkruar nga NEWSPORT
Precedenti Metalist, ja ç'rrezikojnë Skënderbeu, Tirana e

Amullia me ekipet shqiptare në Kupat e Europës vazhdon. Në situatën aktuale, Skënderbeu do të hidhet në short më 20 qershor, por është i varur nga KAS-i, që do të vendosë përfundimisht brenda 6 korrikut për fatin e korçarëve. Ndeshjet e turit të parë të Ligës së Europës luhen në datat 30 qershor dhe 6 korrrik, kurse ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Kampionëve luhen në datat 12/13 korrik dhe më 19-20 korrik, që do të thotë se ekipi kundërshtar i kampionëve të Shqipërisë kualifikohet direkt, nëse KAS-i jep një vendim negativ për korçarët. Eshtë e njëjta histori si ajo e sezonit të kaluar mes Metalistit dhe PAOK-ut të Kaçes. Ekipi nga Ukraina u pezullua nga UEFA për “fair-play” financiar dhe grekët u kualifikuan pa luajtur. Precedenti është dhe, duke iu referuar këtij varianti, rrjedhimisht digjen Partizani, që nuk do të luajë në Champions, por në Ligën e Europës, dhe Tirana, që mbetet përfundimisht jashtë Kupave të Europës. Megjithatë, fakti që Skënderbeu është lejuar të hidhet në short, do të thotë se gjasat janë për një vendim në favor të korçarëve nga KAS-i.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga