
Madhështia e Mourinhos në botën e futbollit dihet. Trajneri i Romës ja doli vetëm 2 muaj më parë të çojë në Romë trofeun e Conference League, teksa shumë tifozë verdhekuq në botë u lumturuan.
Pamjet e fundit janë virale dhe tregojnë një prej tyre që kërkon Mourinhon të bëhet dëshmitar i propozimit të tij për martesë. E postuar nga vetë klubi i Romës, video tregon shumë për rëndësinë e “Special One” në Romë.
Kështu pasi pozoi në foto me disa tifozë, Mourinho pa një prej tyre t’i propozojë të dashurës. Pak vend mbeten për komente, teksa mund të ndiqni videon e mëposhtme.
Poll