Tom Stewart, portieri i skuadrës FC Whitehaëk që militon në kategoritë inferiore të kampionatit anglez është bërë protagonist në sfidën e luajtur kundër Dulwich Hamlet këtë fundjavë.
Portieri ka marrë një goditje në kokë gjatë ndeshjes, ndërsa pasojat kanë qenë vërtet të mëdha, pasi siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë lojtari pas sfidës, balli i tij është ënjtur aq shumë sa i është deformuar pamja.
FC Whitehaëk është një klub gjysmë-profesionist që merr pjesë në ligën e Konferencës së Jugut në Angli, ndërsa e veçanta është se në këtë ekip aktivizohet edhe mbrojtësi Albi Llënga, ish-lojtari i Vllaznisë, Apolonisë, Naftëtarit dhe Bylisit.
Galeria fotografike ()
Poll