Milani po kalon ndoshta periudhën më të errët të viteve të fundit. Kuqezinjtë prej tre javësh nuk njofin fitore në Serie A ndërsa në Superkupë u mposhtën turpshëm me rezultatin 3-0 nga rivalët e Interit. Mbrëmë, Lazio u uli kokën duke i dhënë një shuplakë me katër gola për të konfirmuar “zyrtarisht” momentin negativ.
Dëmtimet janë një nga faktorët që kanë ndikuar në formën e keq dhe mbi të gjitha mungesa e portierit Maignan. Gardiani francez shihet si një nga më të mirët e pozitës së tij në Europë dhe dëmtimi i pësuar para Botërorit parashikoi një mungesë të gjatë nga fushat e lojës.
Mirëpo, testet e fundit mjekësore japin lajmin e mirë se rikuperimi po ecën me hapa gjigant dhe koha e rikthimit është shkurtuar me 50%. Presidenti, Scaroni në një interivstë ditën e sotme zbulon se gardiani do të jetë plotësisht i gatshëm ndaj Tottenham në Champions League.
[caption id="attachment_674124" align="alignnone" width="468"] Mike Maignan, poriteri i Milanit[/caption]