
Mesut Ozil ka rënë dakord me Arsenal për largimin në këtë merkato dimri. Fantazisti 32 vjeçar këtë sezon ka ngrohur stolin, teksa kalimi i tij te Fenerbahce do të zyrtarizohet të hënë.
Mediet në ishull bëjnë me dije se gjithçka është arritur me konsensus, me turko-gjermanin që do kalojë javën që vjen te gjiganti i Super Ligës turke.
Duket se Ozil i ka falur Arsenal plot 7 milion paund, teksa do të shkëpusë qysh tani kontratën që skaon në verën e 2021. Lojtari do lëvizë falas në Stamboll, derisa kontrata e tij me Fenerbahce pritet që të ketë sërish një pagë të pëlqyeshme për numrin 10.
Poll