
Mezut Ozil ka humbur vendin e titullarit te Arsenal. Mesfushori gjerman ka dal jashtë projektit të klubit anglez dhe mund të largohet që në merkaton e janarit. Siç raportojnë mediat turke Fenerbaçe ka nisur kontaktet me Ozil dhe bisedimet janë në rrugën e duhur.
Lojtari duket se ka rënë dakort me klubin turk, ndërsa mbetet për t'u parë se kur do të largohet nga Arsenali. Te Fenerbaçe Ozil do të luajë së bashku me Vedat Muriqin, sulmuesin e Kosovës.
Poll