
Diego Kosta është operuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë për kryeqytetasit e Atletikos. Sulmuesi me origjinë braziliane por që mban veshur fanellën e Kombëtares spanjolle ka bërë një ndërhyrje në shtyllën kurrizore dhe sipas mjekëve do të jetë jashtë fushës së gjelbër për tre muaj.
Kosta ka zhvilluar 11 paraqitje këtë sezon, duke gjetur rrjetën dy herë. 31 vjeçari është sulmuesi i dytë më efektiv, pas Alvaro Moratës që mban kuotën e pesë golave. Në këtë mënyrë Kosta do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Juventus në Ligën e Kmapioneve.
Poll