
Lojtarët në Kupën e Botës për Femra nuk do të lejohen të mbajnë shiritin e OneLove gjatë ndeshjeve, por mund të suportojnë ato që mbështesin kauza të tjera. Organi drejtues i futbollit ka miratuar një rregull përpara turneut i cili thotë se lojtarët mund të mbajnë vetëm shirita të miratuar gjatë ndeshjeve në garë.
Një nga shiritat që nuk lejohet të shihet gjatë turneut është shiriti i OneLove, i cili mbështet marrëdhëniet e të njëjtit seks. Në vend të kësaj, FIFA do t'u japë kapitenëve tetë shirita alternativë për të veshur, në varësi të fazës së garës.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha: “Futbolli bashkon botën dhe ngjarjet tona globale, siç është Kupa e Botës për Femra, kanë një fuqi unike për të bashkuar njerëzit dhe për të ofruar gëzim, emocion dhe pasion.