Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ofertë nga Arsenal dhe United”, ylli i Bayern Munchen pa “doreza”: Tentuan të më transferonin në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
“Ofertë nga Arsenal dhe United”, ylli i Bayern Munchen pa

Thomas Muller ka deklaruar se mund t’i kishte dhënë fund karrierës së tij te Bayern Munchen para fillimit të këtij sezoni.

Sulmuesi i njohur gjerman ka thënë se Arsenal dhe Manchester United kanë tentuar ta transferojnë në Angli. Por, ai shprehet i lumtur që ka zgjedhur të qëndrojë te Gjermani. Në prononcimin e tij për mediet, Muller tha:

“Të duhet cilësia, sjellja e duhur dhe fuqia dhe pastaj duhet ta tregosh veten edhe në fushën e lojës. Pa këto, është e pamundur që dikush të luajë në Bayern për aq kohë sa unë.

Ti thjesht duhet të performosh. Klubi e transferon një lojtar sepse shpreson t’i arrijë qëllimet e veta përmes ndihmës së atij lojtari.

Para dhjetë muajve, situata ishte shumë më ndryshe. Kush e di a do të mund të kishim nënshkruar kontratë deri më 2023 atëherë. Në biznesin e futbollit, por edhe në jetë”, deklaroi gjermani që në fund të këtij edicioni plotëson plot 14 vite si pjesë e bavarezëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga