Gjatë verës së këtij viti në drejtim të skuadrës gjermane mbërritën shumë oferta për Pierre Emerick Aubameyang, por që klubi i verdhë nuk pranoi. Refuzimi më i madh i është bërë anglezëve të Arsenal, të cilët sipas agjentit italian Vincenzo Morabito, refuzuan 90 milionë euro.
“Kohë më parë e telefonova drejtorin sportiv të Dortmundit, Michael Zorc për të biseduar për Aubameyang, por ‘jo’ e tyre ishte kategorike. E dija që atë verë, Arsenal ofroi 90milionë euro për Aubameyang, por Dortmund as që dëshiroi të dëgjonte”, tha menaxheri italian për “Radio CRC”.