
Milot Rashica është kthyer në një nga lojtarët kyçe te Ëerder Bremen. Sulmuesi shqiptar këtë sezon ka arritur të shënoi në 12 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës 8 gola dhe 3 asiste.
Ofertat për Rashicën nuk kanë munguar dhe ditët e fundit mediat kanë shkruar se Milani, por edhe Napoli në Itali kanë shfaqur interesim për të dhe mund të përgatisin një ofertë në merkaton e janarit. Interesim për sulmuesin e Kosovës ka edhe nga Premier League ku Aston Vila ka gati 40 milionë euro për kartonin e tij, të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat në Angli.
Lidhur më këto zëra dhe të ardhmen e Rashicës në merkaton e janarit ka folur vetë menaxheri I lojtarit, Altin Lala. Sipas tij sulmuesi nuk do të largohet nga Ëerderi këtë merkato si dhe mohon ofertën e Aston Vilës.
"Largimi në merkton e janarit nuk është një temë diskutimi", është shprehur shkurtimisht Lala mbi të ardhmen e lojtarit në një prononcim për "Kicker", në Gjermani. Në këtë mënyrë largimi i Rashicës në merkaton e dimrit duke I pamundur, por në futboll asnjëherë nuk I dihet.