
Kai Havertz është një nga lojtarët e talentuar gjerman. Mesfushori i Bayern Leverkusen ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit dhe shumë ekipe të mëdha ka kthyer sytë nga ai.
Në merkaton e verës Lverkusen arriti ta bind të qendrojë sërish në Gjermani, por në merkaton e radhës zor se Havertz do të qendrojë sërish duke parë ofertat. Lidhur me të ardhmen e tij ka folur dhe drejtori i klubit gjerman, Rudi Voller.
"Jemi shumë të kënaqur që kemi arritur ta mbajmë Havertz në ekip. Ka një kontratë deri në 2022 dhe në merkaton e kaluar kishte shumë oferta, por arritëm që ta bindim të qendronte. Në merkaton e radhës do të bëjmë vlerësimet tona edhe pse do t'i propozojnë shumë para, ne do të përpiqemi ta mbajmë sërish", u shpreh Voller. Liverpool e Bayern Munchen janë dy nga ekipet që e duan me çdo kusht në ekip.