Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Oferta nga klube të mëdha për Eriksen, trajneri i Brentford: Po qëndroi, i ndërtojmë statujë

Shkruar nga NEWSPORT
Oferta nga klube të mëdha për Eriksen, trajneri i Brentford: Po

Trajneri i Brentford në Premier League, Thomas Frank, i ka thurur elozhe Christian Eriksen, duke e konsideruar që tani një legjendë të klubit dhe të futbollit, si dhe ka zbuluar dëshirën e tij që ka për të ardhmen e Eriksen.

Sipas trajnerit, Eriksen duhet të vazhdojë karrierën te Brentford, pasi tifozët e adhurojnë, si dhe klubi duhet t’i ndërtojë një statujë rreth stadiumit, pasi është një futbollist që ka mposhtur të gjitha sfidat dhe sërish tregon nivele të larta.

“Jam i bindur që kemi shanse për të mbajtur Eriksen në ekip”, tha fillimisht trajneri i Brentford, Frank. “Tifozët do t’i ndërtojnë atij një statujë rreth stadiumit pas 2-3 vitesh. E meriton, është një legjendë”.

Fabrizio Romano zbulon se në drejtim të Eriksen, kanë mbërritur tri oferta, edhe nga skuadra që luajnë në Champions League. Kujtojmë që danezi kaloi infarktin në zemër gjatë ndeshjes së Euro2020 mes Danimarkës dhe Finlandës. Por prej gjashtë muajsh, Eriksen është rikthyer në futboll dhe ka bërë një gjysmë të dytë sezoni fantastik për ekipin e Brentford.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga