
Armando Broja nuk ishte në listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Diçka që në fakt pritej te kuqezinjtë tanë, ndërsa situata duket ndryshe për shtatlartin e fazës ofensive. Ai do të kthehet në stol te Chelsea për sfidën kundër Manchester City-it.
Klubi londinez ka publikuar një listë me lojtarët e dëmtuar, ku në sy bie ai i Armando Brojës që mungonte. Kësisoj me gjasë do të jetë i gatshëm për përballjen me “Qytetarët”.
Edhe pse ka pasur shumë aludime lidhur me marrëdhënien mes Brojës dhe Silvinjos, në fakt e vërteta është se trajneri i Kombëtares nuk ka dashur të rrezikojë gjendjen e shtatlartit tonë kuqezi.
Poll