
Petra Kvitova ka fituar në finalen e Stuttgartit kundër tenistes Anet Kontaveit. Sportistja çeke fitoi titullin e saj të 27-të në karrierë dhe u bë e vetmja femër që ka ngritur deri tani 2 trofe brenda vitit 2019.
Me shumë vështirësi, ajo arriti që të fitonte 2-0 në sete pas një ore e gjysmë. Për 2019-tën, asnjë teniste tjetër nuk ka arritur që të fitojë 2 trofe të ndryshëm, diçka që nuk ndodhte që prej vitit 1983 në sportin e tenisit.
Tani, Petra Kvitova do të marrë pjesë në turneun e Romës, atje ku me siguri do të kërkojë që të ngrejë trofeun e 3-të për këtë vit.
Poll