Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Nuk mund të pësonin dy humbje radhazi", Pioli pas fitores: Askush s'e mendonte Milanin këtu

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk mund të pësonin dy humbje radhazi", Pioli pas fitores:

Milan fitoi dje 1-2 me Romën në "Olimpico". Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli u rikthyen te suksesi pas humbjes në javën e shkuar. Pas ndeshjes, trajneri Pioli tregoi se i ka kërkuar skuadrës përqëndrim dhe tri pikë, pasi me dy humbje radhazi do zhvlerësonin sezonin.

Kuqezinjtë kanë humbur vendin e parë, teksa janë në ndjekje të Interit kryesues. Trajneri tregon se askush nuk e mendonte që Milan do ishte këtu, andaj nuk ka vlerësim për ta.

"I kam thënë skuadrës që nuk mund të pësojmë dy humbje rresht, sepse rrezikojmë progresin që kemi bërë deri tani. Kemi zhvilluar një pjesë të parë fantastike në të cilën duhej të përqëndrohemi shumë, fitore e rëndësishme sepse na bën të dalim nga dy javë të vështira.

Futbolli është i çuditshëm, askush nuk e mendonte se do të ishim këtu. Në fakt, nëse do ishim tre pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, ndoshta ndokush do të vlerësonte rezultatet tona atëherë", tha Pioli pas ndeshjes.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga