Katër persona kanë rënë në pranga për grabitjen e orës së pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc. Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua, nën hetim për grabitjen e kryer në Viareggio më 18 prill 2022. Ora, një Richard Mille RM 67 -02 që kap vlerën e mbi 2 milionë eurove, më pas u rishit në Spanjë.
Ora e Charles Leclerc dyshohet se i është shitur menjëherë nga banda një sipërmarrësi spanjoll, por për shkak të bujës që mori ngjarja dhe si rrjedhojë vështirësisë në rishitjen e saj, të katërt nuk do të kishin arritur të mblidhnin më shumë se 200 mijë euro, ndërsa vlera e orës është padyshim shumë më e lartë.